Hovenier: Mbetemi të përkushtuar për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe SHBA-së

Ambasadori Jeff Hovenier në njëvjetorin e dorëzimit të letrave kredenciale të tij si ambasador i SHBA-së në Kosovë tha se është krenar që është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën.

Hovenier përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” tha se së bashku me ekipin e tij mbeten të përkushtuar për të avancuar prioritetet e përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe SHBA-së.

“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë. Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *