Kërkesa e Sveçlës për pasaporta, vjen reagimi nga Ambasada e Gjermanisë

Gjermania ende është duke e shqyrtuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës në lidhje me pasaportat.

Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova vetë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ku ka treguar se për cilat kategori është bërë kërkesa.

“Ambasada Gjermane konfirmon se Qeveria Federale e ka pranuar kërkesën e përmendur më 6 janar 2023. Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”.

“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e ri-hyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës”.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme nuk është duke lëshuar pasaporta për qytetarët e Kosovës për shkak se ka mungesë të materialit për furnizim me pasaporta. Si rezultat i kësaj, ministri Sveçla i ka parashtruar kërkesë Gjermanisë që të ketë konsideratë për rastet në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *