Hajredin Kuçi mohon që Specialja ja ka bastisur shtëpinë: Me kanë takuar për punën që bëjë

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka mohuar se ka pasur bastisjen në shtëpinë e tij. Ai në një pronocnim për kanal10 ka thënë se vetëm është takuar me përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara për punën që bënë atje.

“Nuk ka pasur bastije në shtëpinë timë, vetëm jam takuar me të në lidhje me punën që bëjë atje”, ka thënë shkurt Kuçi për Kanal10.

Kujtojmë që Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, që po mbahet në Hagë.

E sot në mëngjes Gjykata Speciale ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Mediat kishin raportuar se bastije ka pasur edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit, mirëpo ky i fundit e ka mohuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *