Kurti: Do punojmë ngushtë me SHBA për raportet me Serbinë! Plani franko-gjerman? Bazë dialogu edhe pse s’përfshihet njohja e ndërsjelltë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të arrirë një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Kreu i qeverisë së Kosovës shtoi se pavarësisht përpjekjes nga ana e Prishtinës duhet kuptuar gjendja e Beogradit aktualisht, gjithnjë e më shumë anormale thekson Kurti.

“… pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Teksa u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka cilësuar si bazë të mirë dialogu, edhe pse është pranuar se plani nuk përfshin njohjen e ndërsjelltë.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur si plani franko-gjerman, është një propozim nga Macroni dhe Scholzi me mbështetjen e SHBA-ve. Në 9 pikat e zbuluara edhe nga burimet e Radio Evropa e Lirë, në propozim nuk përfshihet njohja e ndërsjellët e Prishtinës dhe Beogradit.

Sa i përket vizitës së paralajmëruar të këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Kurti tha se është mëse i mirëpritur. K Chollet do ta vizitojë Kosovën më 11 janar, ndërsa Serbinë një ditë më pas.

Plani franko-gjerman pritet të jetë një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje finale. Kjo marrëveshje do të mundësojë futjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare me lejen e Serbisë dhe në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Beogradit në BE.  Në asnjë pikë të zbardhur nuk përmendet njohja e ndërsjellët e Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *