Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka folur në seancën solemne për nder të familjes Jashari.
Ajo është emocionuar kur ka kujtuar luftën e Kosovës, dhe gjitha ngjarjet e mëpashsshme.
Në fjalim, ajo ka thënë se sot në nderim të familjes Jashari do të duhej të ishin të gjithë, duke iu referuar edhe atyre që po gjykohen në Hagë, në mesin e të cilëve është edhe Rexhep Selimi, bashkëshorti i deputetes Shqipe.
“Ata janë larg nga këtu, larg nga Prekazi, por drejtësia do të triumfojë”, tha ajo.