Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije për Sinjalin se viktima është Erona Cokli.
Për rastin tragjik në Ferizaj ka folur edhe drejtoresha për Punë Sociale, Adelina Rexhepi.
Rexhepi i tha Sinjalit se i dyshuari për vrasjen e Coklit kishte shkuar për ta marr fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra kanë filluar konfliktin dhe i cili përfundoi me vrasje.
“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardh bashkëshorti për ta marr fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marr djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashke janë ardh prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti. Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi për Sinjalin.