Më në fund| Fillon largimi i mbeturinave nga rrugët e Prishtinës

Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se nga dita e enjte ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në kryeqytet.

Ky aksion do të bëhet afër pikave të kontenjerëve.

Kështu bën të ditur “Pastrimi”, përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Kompanisë

ompania “Pastrimi”, Sh.A Njësia Operuese në Prishtinë, njofton se që nga data 11.04.2024 ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte dhe të vellimimshme në qytet, konkretisht afër pikave te të gjithë kontejnerëve, në përputhje me planifikimet tona.

Ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjëndjes në teren, dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll, pasi që jemi të përkushtuar në përmirësimin e kësaj situate problematike për qytetin dhe kompanonë tonë.

🎤Ju ftojmë për mbeshtetje dhe bashkëpunimin tuaj si dhe për marrjen e masave të nevojshme për të siguruar që ky aksion të realizohet me sukses.

# Bashkë për një qytet të pastër 🌿♻️🍀

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *