Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka kërkuar llogari partisë në pushtet për çështjen e mostrave të rastit të Astrit Deharit.
Tahiri ka shtruar disa pyetje për Lëvizjen Vetëvendosje, duke e kritikuar për heshje në këtë rast pasi u zhdukën ato për 1 vit e gjysmë.
Njoftimi i plotë:
Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?
Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?
Nuk mund të fshiheni nga e vërteta! Ne nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka!