IKSHPK: Rriten rastet me kollën e mirë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar disa raste të reja me sëmundjen ngjitëse të kollës së mirë, apo siç njihet ndryshe edhe si pertussis.

Fillimisht më 29 mars, IKSHPK kishte raportuar për tetë raste të regjistruara me kollën e mirë.

“Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të pertussisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake”, u tha në njoftim.

“Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja.

Kjo sëmundje, që shkaktohet nga bakteri bordetella pertussis, përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në dhjetë ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë, si dhe janë të ngjashme me ftohjen e zakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *