Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Rama, ka thënë se portali slloven që ka raportuar për skandalin Berishaj, shpërndanë lajme të rreme, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se portal Prava si dhe themeluesi i tij Luka Pers nuk janë kredibil dhe shpërndajnë lajme të rreme.
Ky reagim lidhet me rikthimin e aferës së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai ka thënë se trajtimi i kësaj teme si temë nacionale nga opozita e shpreh shterpjesinë e tyre opozitare.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Luka Pers, njëri ndër themeluesit e portalit Prava, është një pseudogazetar që ka punuar deri vonë për Nova24TV, organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë. Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online. Shpërndarja e këtij “lajmi” nga një portal aq i dyshimtë në disa prej portaleve tona, pa ndonjë verifikim të historikut të Prava dhe profilit të Luka Pers, është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Tëitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme. E trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare.
Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Tëitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook.