Përfundon seanca gjyqësore ndaj ministres Hajdari: Nuk ka vendim sot

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.

Pas seancës, ministrja Hajdari ka thënë se se nuk ka ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore.

“Nuk ka vendim sot. Punë të mbarë juve”, theksoi ajo shkurt për kp.

Me kërkesë të avokatit të ministres, Shemdi Bunjaku, seanca është mbajtur e mbyllur për media, pasi sipas tij kjo seancë ka të bëjë me rastin e aksidentit me të mitur.

Ndonëse me këtë kërkesë nuk u pajtua avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti. Teksa shtoi se kjo lëndë është zvarritur për shqyrtim.

Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Hajdari. Aksidentin në fjalë e kishte konfirmuar edhe policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *