Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova nisen për në Haxh

Në orët e para të mëngjesit të sotëm besimtarët e komunitetit mysliman nga Kosova kanë marrë rrugë për në vendet e shenjta, Mekë e Medinë për të kryer Haxhin.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë, ndërsa grupi i parë i besimtarëve ka udhëtuar sot më 2 qershor 2024.

Nisja e tyre është bërë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se ka numër të madh të besimtarëve të cilët janë nisur për ta kryer Haxhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *