Dokument | Kjo është rezoluta për Policinë e Kosovës, të cilën po e kundërshton VV-ja

Deputetëve e VV-së sërish janë pozicionuar kundër Rezolutës së PDK-së për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Ata sot kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga opozita, ku ishte paraparë shqyrtimin e draft-rezolutës për Policinë e Kosovës.

Refuzimin e deputetëve të VV-së për të marrë pjesë në këtë seancë ka bërë që seanca të dështoi.

Gazeta Nacionale ka siguruar draft-rezolutën e PDK-së, e cila përmban katër pika.

Dokumenti obligon Qeverinë e Kosovës që brenda disa afateve Qeveria të ua plotësoj disa kushte policisë.

Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit 15 ditë nga miratimi i kësaj rezolute, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë, në mënyre retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publikë(për secilin muaj)”, thuhet në pikën e parë të draft-rezolutës.

Në piken e tretë, dokumenti flet sigurimin shëndetësor të policisë.

Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të propozoj buxhetin e nevojshëm – për vitin e ri fiskal 2024, për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë të Republikës së Kosovës, nga data 1 janar 2024”, thuhet në piken e dytë të dokumentit.

Më tej, rezoluta kërkon që brenda dy muajve të miratohet edhe Projektligjit për Pensionin të Parakohshëm.

Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit 60 ditore nga miratimi i kësaj rezolute, të marrë nismën për hartimin, propozimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionin të Parakohshëm të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit”, thuhet në piken tre.

Ndërsa, në piken katër kërkohet që miratimi i dy ligjeve të bëhet në mënyrë të përshpejtuar.

Zotohet që shqyrtimin parlament të projektligji nga pika 3 e kësaj rezolute, ta bëjë në procedurë të përshpejtuar në pajtim me rregullat e punës së Kuvendit”, thuhet në pikën katër të rezolutës.

Opozita e kritikon VV-në

Deputetët e LDK-së dhe AAK-së e kanë përkrahur rezolutës e PDK-së.

Deputetët e opozitës e kanë kritikuar ashpër veprimin e sotme të VV-së për të bojkotuar seancën.

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër VV-në për bojkotimin e seancës/

Në adresimin e tij, Tahiri ka thënë se veprimi i VV-së është i turpshëm.

Sipas tij, në këtë ditë spektri politik do të duhej të ishte unik.

Sot vendi ynë më shumë se kurrë do të duhej me tregu unitet për Policinë e Kosovës. I kemi në vijën e parë të frontit , janë njerëzit e parë që jetën e tyre e vejnë në rrezik ashtu siç ndodhi me Afrim Bunjakun. Andaj, me nejtë duarkryq dhe me i ikë një seance të tillë sot për mbështetjen e Policisë së Kosovës, siç po e shihni këtë sallë boshe nga VV, është turp i madh”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka drejtuar kritika të ashpra për VV-në, e cila sot ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që është thirrur nga opozita.

Ai ka kërkuar që seanca të vazhdojë edhe pa deputetë e VV-së.

Përtej asaj që i japim përkrahje kësaj Rezolute duhet të përdorim edhe mekanizma të tjerë ligjor, duke kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Policinë e Kosovës dhe të fillojë të bëhet edhe pjesë obligative e kësaj Rezolute pra të plotësohet. Po ashtu, edhe Ligji i Pagave nëse nuk kanë ndonjë vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, atëherë propozojë që debati të zhvillohet, deputetët ta thonë fjalën e tyre dhe për vendimmarrje ne do t’i presim kudo dhe kurdo që shumica parlamentare e thërret ndërgjegjja që të jetë jo vetëm me fjalë boshe dhe retorika ashtu siç po e shohim, por të jetë edhe me votë kundër ashtu siç është dëshmuar javën e kaluar”, ka thënë Zemaj.

Para fillimit të seancës, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Në një konferencë për media, shefja e Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka akuzuar PDK-në për nismën e kësaj rezolute.

Vlerësojmë se tendenca e PDK-së dhe AAK-së, që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e PK, por me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit.” – ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *