Në APKiE po diskutohet mbi sulmin terrorist të organizuar nga Serbia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE) po diskutohet mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se në margjina të sesionit të tetorit të APKiE, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të zhvillojë takime me deputetët e vendeve anëtare të homologun e tij nga Letonia për ta treguar të vërtetën e agresionit të Serbisë më 24 shtator dhe domosdoshmërinë e sanksionimit të saj.

“Në këto momente, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE) po diskutohet mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit, të organizuar dhe të mbështetur nga institucionet e Serbisë”, shkroi ai.

“Në margjina të sesionit të tetorit të APKiE, së bashku me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe delegacionin nga Republika e Kosovës, do t’i takojmë deputetët e vendeve anëtare dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për ta treguar të vërtetën e agresionit të Serbisë më 24 shtator dhe domosdoshmërinë e sanksionimit të saj”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *