7 fluturake i dhurohen Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka pranuar donacionin me drona për policinë tonë dhe IPK-në, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ma mbajtur kofernecë per media, ku fjalën e mori Drejtori i Përgjithsëm i PK-së, Gazmend Hoxha. Hoxha ka thënë se këto donacione do të shërbejnë për të ofruar siguri në Kosovë.

“Janë dorë dhe pajisje të cilat janë zgjedh nga ekspertët e Policisë së Kosovës. Mund te garantojë që këto donacione do ti perdor vetëm në raste të nevojshme për të ofruar sigurinë në Repulikën e Kosovës. Do ti respetojmë cdo procedurë dhe rregullore në fuqi me qellim që të shfrytezojmë në mënyrë profesionale. policia e Kosovës është nje organizatë e lartë nga partneret e tjerë nga të gjitha hulumtimet kemi qenë më të besueshëm nga qytetarët e Kosovës. Duam që këtë reputacion ta mbajmë dhe ta ruajmë sa me lartë”, tha Hoxha.

Fjalën mori edhe Amasadori i Shteteve të Amerikës, në Prishtinë, Jeff Hovenier. Ai ka thënë se këto fluturake në ShBA konsiderohen si pajisje që shpëtojnë jetë. Po ashtu ai tregoi për të mirat që sjellë në sigurinë e Kosovës keto drone.

“Duke marrë parasysh krimet e fundit të prganizuara këto fluturake do të shërbjenë per sigurinë mbeshtetjen taktike në Kosovë. Mund të monitorojne gjatë natës dhe ditës kur ka kontrabande, ndidhmon në mbledhjen e dështimeve që mund të përdoren si prova në Gjykata për te zbuluar cështje të ndryshme. Ndihmon në menaxhimin e emergjencës. Në Amerikë i konsiderojne si pajisje që shpëtojnë jetë”, tha Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *