Rektori i Universitetit, “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi para pak ditësh ka patar një konflikt me sekretaren e universitetit, Tirana Hasani.
Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, duke thënë se ky rast duhet të trajtohet urgjentisht.
“Sulmi i Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” Armand Krasniqi ndaj Sekretares se Universitetit, Tirana Hasani duhet të trajtohet urgjentisht dhe të mirren masa. Rasti i raportuar sot në media tregon vetëm një nga rastet e përditshme në Kosovë, dhe kjo nuk guxon të lejohet të ndodhë!”.