Si e ndihmon organizmin shtimi i një filxhani kafeje pa sheqer në ditë

Shtimi i një filxhani kafe shtesë çdo ditë, lidhet me një rrezik të reduktuar të shtimit të peshës gjatë një periudhe katërvjeçare – pohon një studim i ri i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition.

Megjithatë, ky efekt mund të ndryshohet nëse shtoni një lugë të vogël sheqer në pijen e nxehtë. Studiuesit nga Departamenti i Ushqyerjes në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit “TH Chan” në Boston, mblodhën të dhëna nga tri studime grupore: Studimi i Shëndetit të Infermierëve (1986-2010), Studimi i Shëndetit të Infermierëve II (1991-2015) dhe Studimi vijues i punonjësve të kujdesit shëndetësor (1991-2014).

Hulumtimi është fokusuar në lidhjen midis shprehive të konsumimit të kafesë dhe ndryshimeve në peshën trupore gjatë katër viteve. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët për ushqimin dhe pijet që konsumuan.

Studiuesit analizuan konsumin e kafesë me kafeinë dhe pa kafeinë dhe morën parasysh nëse pijet përgatiteshin me sheqer apo krem. Këto lidhje midis konsumit të kafesë dhe sheqerit dhe ndryshimeve në peshën trupore ishin më të rëndësishme te pjesëmarrësit më të rinj dhe ata që perceptoheshin si me mbipeshë ose obezë.

Dihet prej kohësh se rritja e marrjes së një pije të ngrohtë me kalori të ulët mund ta përmirësojë peshën trupore, pasi rritja e marrjes së lëngjeve, veçanërisht lëngjeve të ngrohta, mund ta përmirësojë ngopjen, gjë që mund të çojë në uljen e marrjes së përgjithshme të kalorive gjatë gjithë ditës.

Shtimi i sheqerit mund t’i mohojë përfitimet për humbje të peshës që lidhen me kafenë, pasi sheqeri mund të jetë një burim i kalorive shtesë pa u ndier të ngopur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *