Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet urgjent të dielën, pas luftimeve mes Hamasit e Izraelit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Po ashtu, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi më herët një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dënoi grupin militant Hamas për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit, duke theksuar se: “Nuk ka asnjëherë justifikim për sulmet terroriste.”

Sipas Biden, SHBA-të do të kenë mbështetjen e Izraelit. “Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe ata mund të vazhdojnë të mbrojnë veten,” tha presidenti.

Presidenti amerikan dekurajoi palët e tjera armiqësore ndaj Izraelit, nga shfrytëzimi i sulmeve në avantazhin e tyre.

“Bota po shikon”- paralajmëroi udhëheqësi amerikan.

Më herët, Izraeli deklaroi se pas sulmit në Gaza qëndron Irani. Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka akuzuar Iranin se qëndron prapa sulmeve të grupeve terroriste në rajon, si Hamasi në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban. Peleg thekson se terroristët nuk bëjnë dallim mes ushtarëve dhe civilëve, por qëllimi i tyre është të vrasin sa më shumë izraelitë. Sipas diplometes izraelite në Tiranë, Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t’i bërë ata të paguajnë me dhimbje ngjarjet e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *