Osmani këtë javë udhëton drejt Spanjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e 5 tetorit do të udhëtojë në qytetin Granada të Spanjës, ajo ku do të përfaqësojë Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë po në Granada, një ditë pas, pra të premten më 6 tetor, BE-ja mban takim jo-formal të liderëve të bllokut.

Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së, pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit, mbi policinë kosovare ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, thotë se takimi i 6 tetorit të liderëve të Unionit, është mundësi e fortë që BE-ja t’i tregojë Serbisë “qëndrim të qartë” rreth përgjegjësive që Beogradi zyrtar mban për rastin që ngjau më 24 shtator në fshatin kosovar me manastir.

E derisa po kërkohen sanksione për Beogradin, është shtetit i Kosovës ai që tash e sa muaj ndodhet nën masa ndëshkuese nga Brukseli.

Sikur takimi i Komunitetit Politik Evropian ashtu dhe mbledhja jo-formale e krerëve të BE-së, mbahen në Spanjë, kjo pasi që ky shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mban presidencën e BE-së deri ditën e fundit të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *