Lexues të Gazetës10 kanë raportuar të hënën rreth orës 21:45, të shtëna me armë zjarri në lagjen Emshir të Prishtinës.
Sipas lexuesve, gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur pas përleshjes mes disa të rinjve në këtë lagje.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë edhe njësitet e Policisë së Kosovës, derisa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq, Policia e Kosovës kanë qenë të paqasshëm.
Gazeta10 do të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e fundit të kësaj ngjarje.