Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jashari, ka dhënë deklarata të rëndësishme në një intervistë me shkrim për Gazetën Neutral, duke shprehur qartësinë e situatës në arsim.
Sipas Jasharit, aktualisht nuk ka kërkesa për greva në arsim, megjithatë, ai shpreh zhgënjimin e të punësuarve në arsim për ligjin e pagave.
“Deri më tani nuk kemi ndonjë kërkesë për greva në arsim, dhe nuk do të ketë si herët e kaluara, por ka zhgënjim te punësuarit në arsim që nga çerdhet ku kishin pa kënaqësi me ligjin e pagave nga sa kishin pritur më shumë nga ai ligj.” shtoi ai.
Në lidhje me testet me shkrim për mesimdhenësit, Jashari bën të ditur se kjo çështje është shqyrtuar në të kaluarën dhe se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Para shumë viteve, çdo ministër apo individ ka përmendur për çështjen e ndonjë ide për test me shkrim apo dicka të ngjashme, por ne kemi kundërshtuar në emër të punëtorëve të arsimit, sepse nuk ekziston më ligj për këtë gjë.” u shpreh ndër të tjera, Jashari.
Për ngacmimet seksuale në shkolla, Jashari vlerëson se mesimdhenësi gjithmonë është konsideruar si prind i dytë dhe nëse ka ngacmime të tilla, ata do të jenë të parët që do të reagojnë.
“Mesimdhenesi gjithmonë është konsideruar si prind i dytë dhe në qoftë se ka gjeste të tilla si ngacmime seksuale, do të jemi të parët që do reagojmë, sepse një mesimdhenës i tillë nuk e ka vendin në arsim.” tha në fund kryetari i SBASHK-ut.