Mustafi i reagon ashpër Arifit: “Këshillohu me disa mjek”

Qeveria e Kosovës të premten e 29 tetorit të vitit të kaluar (2021), kishte miratuar buxhetin e vitit 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti kishte ndarë dy milion euro për Luginën e Preshevës. Me këtë vendim ishte krenuar edhe kryeministrit Albin Kurti.

Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, kishte thënë kryeministri Albin Kurti.

E përkrahja për Luginën e Preshevës ka vazhduar edhe këtë vit, teksa Kurti, me 23 dhjetor shkroi në Facebook se ka ndarë 1.2 milion euro për shqiptarët në Serbi.

Kjo ndarje buxhetore është shpërthyer edhe me akuza ndaj Shaip Kamberit, Ragmi Mustafit dhe Ardita Sinanit.

Ndërkaq, sot Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës është shprehur i pakënaqur për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve të dedikuara për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas këshilltarëve të këtij kuvendi, mbi bazën e joprofesionalizmit, keqpërdorimit, zhvatjes publike e përçarjes, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në krye me Ragmi Mustafin, bëri shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës, përmes një konkursi skandaloz që iu dedikua individëve dhe organizatave joqeveritare të afërta me PVD-në.

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, për Kosovalive.net, ka deklaruar se i gjithë projekti që ka qenë memorandum mes kryeministrit Kurtit dhe mua si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar është në kuadër të hapjes së thirrjes publike e cila ka qenë nga 1 deri me 18 nëntor.

I gjithë projekti që ka qenë memorandum mes kryeministrit Kurtit dhe mua si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar është në kuadër të hapjes së thirrjes publike e cila ka qenë nga 1 deri me 18 nëntor e që dedikuar me qëllime të përgjithshme dhe specifike. Që kanë për qëllim, mision mbrojtjen avancimin, ruajtjen e identitet kombëtar dhe identitetit kulturor përmes artit, kulturës, informimit zyrtare të gjuhës. Në kuadër të kësaj pas konkursit të komisionit vlerësues kanë vlerësuar 116 projekte të cilat kanë aplikuar, nga ato 78 projekte janë vlerësuar se duhet të mbështeten me mjete financiare më të cilat janë të parashikuara. Sot ka përfunduar procesi i ankimimit që janë marre diku 10-12 ankesa. Ne presim që shumë shpejtë të filloj edhe realizimi i të gjitha projekteve të cilat janë përcaktuar”, ka deklaruar Mustafi.

Mustafi ka reaguar edhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit. Ai thotë se Arifi duhet të këshillohet me disa mjek.

Shqiprim Arifi për momentin ashtu siç vepron është në Gjermani, por e kisha propozuar “të këshillohet me disa mjekë”, sa i përket kësaj çështje në radhë të parë. Në radhë të dytë ajo që për neve është interes i përbashkët që kemi me Qeverinë e Kosovës është që të ndihmohen shqiptarë e Luginës së Preshevës në mbrojtjen e identitetit kulturor e kombëtar dhe avancimin e këtij identiteti që nënkupton të financohen dhe të çlirohen edhe organizatat joqeveritare nga sektori civil për tu fokusuar të komuniteti shqiptar dhe krahas asaj të realizohet projekti. Që Shqiprim Afrimi dhe të tjerët e kanë për çështje politike dhe se këshilli deri me 13 janar e ka afatin e fundit për të zgjedhur organin, përndryshe do të futen ato masat e përkohshme. E kanë për qëllim që mos të lejohet që të konsolidohet këshilli dhe të funksionoj ashtu siç ka funksionuar deri më tash. Ne nuk futemi asnjëherë në këto vlerësimet paushallë e madje politike e aq me tepër kur për cak të minojnë bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës me institucionet e Luginës se Preshevës”, tha ai.

Mustafi është shprehur se për ndryshe nga Shqiprim Arifi, Prishtinën dhe Tiranën nuk e sheh si armiq.

Për ndryshe nga ai, ne Prishtinën dhe Tiranën nuk i shohim armiq madje i shohim miq dhe i shohim mundësinë e bashkëpunimit me Tiranën dhe Prishtinën për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ne nuk shohim mundësi të bashkëpunimit me Beogradin për shkak se ilustrojnë dy narrativa, narrativa e Prishtinës që ka të bëjë më mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe narrativa e Beogradit mbi shtypjen dhe diskriminimin e shqipëtarëve në Luginë të Preshevës”, është shrehur Mustafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *