Radhitja e ushtrive të rajonit, Shqipëria e Kosova ngriten në klasifikim

Ushtria e Shqipërisë është ngritur për 24 vende në Indeksin e Fuqisë Globale 2023, krahasuar me vitin e kaluar. Nga vendi i 115-të në vitin 2022, Shqipëria renditet e 91-ta në botë në klasifikimin e sivjetëm. Kështu, ushtria e Shqipërisë është ndër më të fuqishmet në rajonin e Ballkanit Perëndimor sipas klasifikimit të këtij viti, duke mbetur vetëm prapa Serbisë.

Edhe ushtria e Kosovës ka shënuar ngritje për pesë vende në klasifikim krahasuar me vitin e kaluar. Tani, FSK-ja radhitet e 134-ta nga 140 vende të përfshira në këtë renditje. Ushtria e Kosovës është më e reja dhe më pak e armatosura në rajon, prandaj nuk habit ky klasifikim.

Ndërkohë, e para në rajon radhitet Serbia, me klasifikim në vendin e 58-të në nivel global. Sidoqoftë, ushtria serbe ka shënuar rënie prej 4 vendeve krahasuar me vitin e kaluar.

Nga vendet e rajonit, Kroacia radhitet e 69-ta në renditjen globale, Maqedonia e Veriut e 108-ta, Mali i Zi e 128-ta dhe Bosnjë e Hercegovina renditet në vendin e 133-të.

Ndërsa, 10 vendet me ushtritë më të fuqishme në botë janë ShBA-ja, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia.

Global Fire Power, e cila përgatit indeksin vjetor, është e njohur ndërkombëtarisht për studime dhe publikime ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *