Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në ordinancën stomatologjike ‘Kiseri Dent’ është gjetur pa shenja jete stomatologu, Arben Kiseri, 53-vjeçar ,shkruan Gazeta Neutral.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se viktima u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij.
Ndryshe, rastin për Neutalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje.
Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.
Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha ai.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.