Shkodër/ Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja! Gjendet trupi i pajetë i fëmijës! Autorja e pa martuar, ua rrëfeu mjekëve planin makabër

Një foshnje vetëm disa ditëshe nuk ka mundur të gëzojë jetën, pasi nëna e tij vendosi t’ia merrte në mënyrën më makabër. Policia kishte marrë informacion se mbrëmjen e djeshme, 32-vjeçarja Orjana Gremi, kishte braktisur fëmijën e saj 8-ditëshe dhe kishte raportime se do e hidhte në lumin Kir.

Pas informacioneve të marra, uniformat blu kanë nisur kërkimet, por për fat të keq nuk arritën që ta parandalonin si ngjarje. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon për veprën penale “Vrasja me dashje”. Ajo është arrestuar nga policia dhe pritet të merret në pyetje, për të kuptuar më shumë për këtë ngjarje të rëndë.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në  lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *