Rusia: Pavarësisht armëpushimit Ukraina ka vazhduar sulmet e saj

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina ka vazhduar sulmet e saj pavarësisht armëpushimit të shpallur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, bëri deklarata lidhur me situatën në Ukrainë.

Ai rikujtoi se ushtria ruse që nga sot në orën 12:00 me kohën lokale ka filluar të zbatojë armëpushimin. “Pavarësisht se njësitë ruse kanë zbatuar armëpushimin, administrata e Kievit ka vazhduar sulmet e saj artilerike kundrejt vendbanimeve dhe ushtarëve rus”, theksoi Konashenkov.

Mes tjerash, Konashenkov bëri të ditur se trupat ruse u janë kundërpërgjigjur me zjarr pozicioneve të Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje udhëzoi ministrinë ruse të mbrojtjes për zbatimin e një armëpushimi 36 orësh në Ukrainë duke filluar që nga sot në orën 12:00.

Në një deklaratë nga Kremlini u theksua se vendimi i armëpushimit është marrë për të siguruar mundësinë që të krishterët ortodoksë të marrin pjesë në ceremonitë fetare gjatë periudhës së krishtlindjeve, si dhe palës së Ukrainës u bëri thirrje të shpallë armëpushim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, akuzoi Rusinë në një fjalim të enjten vonë se po përdor armëpushimin si mbulesë për të ndalur avancimin ushtarak të Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *