Shota: Artës, shpresoj t’i rriten ‘followersat’, sepse i kish veç 2000

Në fillimin e natës së sotme të spektaklit Prime është transmetuar një video material, brenda të cilit shihet ish konkurrentja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu, me një një porosi për secilin prej banorëve që akoma vazhdojnë aventurën.

Për disa prej tyre, përfshirë Edonin, Gresën, Andin e Lugatin ajo tha fjalë të ëmbla, por jo edhe për disa të tjerë.

“Katastrofë, do ta shihni edhe vet Xhulin e vërtetë”, ka thënë ajo për Xhulin, ndërsa për Artanin është shprehur duke thënë – “Je person shumë i fshehtë, gacë e mbuluar”.

Në anën tjetër, një kunjë pikante e kishte edhe për Artën, teksa ka thënë – “shpresoj, qe të rriten ‘folloëersat’ (ndjekësit) në Instagram, se veç 2000 i kishe pas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *