Policia e Kosovës ka rritur numrin e zyrtarëve policorë në fshatin Gotovushë, pranë serbëve që kanë bllokuar magjistralen, pas plagosjes së dy të rinjve të premten gjatë ditës.
Siç raporton gazetarja e KOHËS nga vendi i ngjarjes, Rinesa Qorri, policët në vazhdimësi po negociojnë me protestuesit për të liruar rrugën.
Për shkak të bllokimit të rrugës, qytetarët po detyrohen të kalojnë rrugën në këmbë.