Policia e Kosovës ka bastisur gjatë ditës së djeshme lokalin dhe shtëpinë e Dibran Hoxhajt.
“Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha dje Policia për Gazetën Insajderi.
Ndërsa sot, është zbuluar gjetja e një provë e re, e cila do t’i shërbejë institucioneve kompetente në zbardhjen e rastit.
Bëhet fjalë për një DVR (regjistrues videosh) i cili është gjetur në shtëpinë e Dibran Hoxhaj, gjatë bastisjes së djeshme, konfirmon Policia e Prizrenit për Gazetën Insajderi.
“Është gjetur një DVR, por nuk dihet nëse është e lokalit ku dyshohet të ketë nisur sherri. Pasi të bëhet ekzaminimi në Forenzikë në Prishtinë, ne mund të dalim me një raport”, ka thënë Shaqiri Bytyqi për Gazetën Insajderi.