Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, sinjalizuesit bëjnë të ditur se është kapur edhe një agresor në Basnjskë të Zveçanit. Dyshohet se ai u gjet bashlë me një ZOLL e cila ishte gatshme për përdorim, megjithatë këto informacione pritet të konfirmohen nga organet e rendit.
Ndyshe, informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.