Zbulohet identiteti i gruas që u gjet pa shenja jete në Prishtinë

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për të renë, Arjeta Shemsedini.

Shemsedini u gjet në hollin e katit të dytë të një ndërtese dhe sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, e ndjera dyshohet se ka qenë përdoruese e substancave narkotike dhe si pasojë e abuzimit me to, mund të ketë ardhur deri te fundi tragjik.

Pacolli ka deklaruar se bëhet fjalë për një grua të moshës 25-30 vjeç, e cila u gjet në korridorin e katit të dytë të banesës dhe ajo ishte e gjitha e mbuluar në gjak.

Sipas tij, nuk janë gjetur plagë të cilat mund t’i jenë shkaktuar nga plumbi.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Sinjalin.

Ndryshe rastin e ka konstatuar edhe Policia e Kosoëvs, të cilët kanë bërë me dije se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *