Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një fshat të Leposaviqit, ku është gjetur pa shenja jete një person. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë.
Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit e Sinjalit dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një burrë rreth 40 vjeç, të cilin dyshohet se e ka mbytur energjia elektrike.
Ai është gjetur pa shenja jete afër një trafo elektrike në fshatin në fshatin Pllaninicë të Leposaviqit.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia në veri.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.