Dosja e Prokurorisë: Dibran Hoxha ka shtënë me armë nga parkingu në drejtim të veturës së viktimave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së martës në Prizren, ku në lokalin e natës “Kobra City” ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë një person ndërsa një tjetër është plagosur.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ndaj të dyshuarit Dibran Hoxha për vrasjen e rëndë, në Prizren.

Në dosje të prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxha ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”.

Sipas dosjes së prokurorisë, pretendohet se rasti ka ndodhur për arsye të një mosmarrëveshje të të dëmtuarëve me punëtorët e lokalit, në lidhje me pagesën e faturës në lokal të Hoxhajt.

Në bazë të këtij kallëzimi penal, prokuroria në Prizren ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Në lidhje me këtë rast është duke u mbajtur seanca për caktim të masës së paraburgimit.VIDEO – Momenti kur Dibran Hoxha dhe të dyshuarit e tjerë sillen në Gjykatë Policia në Prizren ka paraqitur kallëzim penal ndaj Dibran Hoxhës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 3 janar 2023.Përveç Dibran Hoxhaj, në këtë rast dyshohet të jenë të përshirë edhe Kujtim Gashi, Jesmir Badali, Burim Mazreku, Enver Amrullahi, Arben Vezaj për vepra të tjera si rrahja, manipulimi me prova e armëmbajtje pa leje.

Mëngjesin e 3 janarit të këtij viti, në parkingun e lokalit “Kobra City” ndodhi një vrasje, ku dyshohet që dorasi është pronari i lokalit, Dibran Hoxha.

Nga ky konflikt mbeti i vrarë një shtetas i Shqipërisë nga Kukësi, ndërsa një tjetër i plagosur.

Për këtë rast janë arrestuar 6 të dyshuar, prej tyre edhe i dyshuari kryesor, Dibran Hoxha.

Shkak i këtij konflikti dyshohet se është pagesa e një fature.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet se ka shtënë në drejtim të tre shtetasve të Shqipërisë derisa kanë qenë duke u larguar me veturën e tyre nga parkingu i lokalit “Kobra City”.

KALLXO.com raportoi nga vendi i ngjarjes për dërgimin e të dyshuarve në gjykatë, e ku pritet që të vendoset në lidhje me masën e sigurisë ndaj tyre.

Sipas dosjes, Dibran Hoxha po dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë si dhe mbajtje të pa-autorizuar të armës.

Në dosje thuhet se Dibran Hoxha dyshohet se në natën kritike kishte asgjësuar provat, duke e hequr pajisjen e “Divijarit ” nga lokali i tij, Kobra City, me qëllim që të pamundësohet shfrytëzimi incizimeve që do të shërbenin si provë në gjykim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *