Vjedhje e rëndë në Marec

Policia e Kosovës ka raportuar se një vjedhje e e rëndë ka ndodhur në fshatin Marec.

Sipas raportit 24 orësh, disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e ankuesit, dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie.

Rasti është iniciuar si rast nën hetime.

“Marec, Prishtinë / 01.04.2024-15:15.   Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *