Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Për këtë rast tragjik, një familjare e të ndjerës ka folur në emisionin “Kosova today”.
Ajo tregoi se Gjyljeta ka pasur gjithmonë vuajtje, dhe zbuloi se bashkëshorti i të ndjerës ka një kohë të gjatë që ka qenë i papunë.
“Ka pasur probleme, ka qenë në depresion, por Gjyljeta e ka mbajtur afër. E ka mbrojtur familjen e vetë, fëmijët dhe burrin e vetë dhe në fund u sakrifikua”, tha familjarja e të ndjerës.
Ajo tutje zbuloi se Gjyljeta nesër do ta festonte ditëlindjen e 43-të.
“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet. Komunikimi im i fundit me të ka qenë diku para 10 ditësh. Ajo sot është zgjuar, ka pirë kafen e mëngjesit dhe u bë gati për punë”.