Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në dy raste të ndara, kanë kapur mall të kontrabanduar në sasi të konsiderueshme.
Në rastin e parë, pasi kanë ndaluar një mjet pa targa që po lëvizte në rrugën Kabash-Smirë-Viti, Policia ka gjetur mallra të ngarkuara në vlerë tregu mbi 25.000 euro, mallra të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.
Saktësisht ka gjetur 7100 poça elektrikë, 300 kilogramë rrush i terur, 1040 kilogramë arra të qëruara, 200 kilogramë arra indiane, 158 copë jakne, 55 çanta krahu, 25 jelekë-monta, gjashtë palë çorape dhe një palë këpucë për gra.
Ndërkohë, në të rajonin e veriut, në Jarinje, është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Jellakce, ku e njëjta po ashtu ishte pa targa, në të cilën ndodheshin mallrat e kontrabanduara (pijet alkoolike dhe të gazuara).
“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, është bërë tërheqja e mjetit i cili është dërguar në terminalin doganor Mitrovicë, në ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Komunikata e plotë:
Po ashtu në të njëjtën datë, në rajonin e veriut, gjatë një patrullimi nga NjNSh në Jarinje është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Jellakce, ku e njëjta po ashtu ishte pa targa, në të cilën ndodheshin mallrat e kontrabanduara (pijet alkoolike dhe të gazuara).
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task Forcës–Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në Viti dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) në Jarinje, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy automjeteve të ngarkuara me mall të kontrabanduar.
Në rastin e parë, në rajonin e lindjes, me datën 20.11.2023, është vërejtur një automjet i dyshuar pa targa i cili po lëvizte në rrugën Kabash-Smirë-Viti, i cili përkundër urdhrave të zyrtarëve policorë për ndalim ka tentuar që të largohet, ku gjatë ikjes ka shkaktuar aksident trafiku me njërën nga veturat zyrtare të PK-së dhe si përfundim është ndaluar nga zyrtarët policorë.
Të dyshuarit mashkull kosovar me iniciale M. M. gjatë kontrollimit të mjetit që e drejtonte i janë gjetur mallra të ngarkuara në vlerë tregu mbi 25.000 euro, mallra të cilat dyshohet se janë kontrabanduar
përmes rrugëve ilegale nga RMV – RKS, e që janë si në vijim:
poça elektrikë – 7100 copë,
rrush i terur rreth 300 kg,
arra të qëruara rreth 1040 kg,
arra indiane rreth 200 kg,
tekstil jakne 158 copë,
çanta krahu për femra 55 copë,
jelek-mont 25 copë,
çorape 6 palë dhe
1 palë këpucë për femra.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti i përfshirë në rast dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë