Baba i dy fëmijëve, vdes tragjikisht në punë 38-vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 38-vjeçar me origjinë shqiptare raportohet se ka ndërruar jetë. Punëtori 38-vjeçar është gjetur i vdekur në Trikeri të Volos.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes, kur një makineri e ka zënë dorën e tij, duke bërë që ai të përfshihet në të dhe të humbasë jetën.

38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri. Sikur të mos mjaftonte vdekja e shqiptarit, pak çaste më pas, një tjetër aksident industrial ndodhi në çelikun e Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.

28-vjeçari merrej me mirëmbajtjen e makinerive dhe teksa punonte në një zonë joprodhuese, në rrethana të panjohura, makina ka hyrë në punë duke e plagosur për vdekje. Shkaqet e sakta të aksidentit janë duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *