Rast i rëndë për familjen Pllana: Ky është burri që u gjet i vdekur në mes të rrugës në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku një person u gjet pa shenja jete, në mes të rrugës. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia. Ky rast ka tronditur familjen Pllana, kur e morën lajmin për vdekjen e familjarit të tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Eqrem Pllanën, (78-vjeçar) vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i moshuari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin.

Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *