Brentfordi e njofton Liverpoolin me disfatën e parë për vitin 2023

Brentfordi e pamposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 19 minutash lojë, The Reds u shokuan, shkaku që Ibrahima Konate shënoi auto-gol, duke i kaluar vendasit në epërsi, derisa Darwin Nunez lëshoi një mundësi të artë në minutat e parë të ndeshjes.

Pjesa e parë për Brentfordin ishte fenomenale, ku edhe shënuan golat.

Fillimisht në minutën e 19’ Ibrahima Konate realizoi autogol dhe i dha epërsinë vendasve.

Kjo nuk ishte e tëra që ata bën pasi shënuan edhe dy herë, por në të dyja rastet reagoi VAR dhe i anuloi për pozicion jashtë loje.

Anulimi i golave nuk ndaloi Brentfordin, pasi shënuan edhe njëherë, por këtë herë gol të pastër.

Në minutën e 42’ ishte Wissa ai që dyfishoi epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të Brentfordit.

Pjesa e dytë më mirë nisi për ‘Reds’, pasi kërkonin menjëherë golin.

Atë e gjetën në minutën e 48’ me Darwin Nunez, i cili realizoi supergol, por ishte në pozicion jashtë loje.

Vetëm dy minuta pasi goli u anulua Liverpooli shënuan sërish.

Këtë herë ishte Oxlade-Chamberlain ai që ngushtoi epërsinë në 2:1.

Megjithatë fituesin e kësaj ndeshje e vulosi Mbeumo, pasi realizoi në minutën e 85’ dhe mbylli dilemën e fituesit.

Pas kësaj humbje Liverpooli ka 28 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Brentford kanë 23 pikë në vendin e 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *