“Ju kërkoj falje të gjithëve”, Shefat Isufi kërkon falje pas humbjes

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi pësoi sonte humbje në mbrëmjen e boksit, të zhvilluar në Mynih të Gjermanisë.

Ai u mposht me “knock-out” nga kundërshtari letonez, Ralfs Vilkans.

Pas disfatës, Isufi u kërkoi falje përkrahësve të tij për përformancën e sontme.

Isufi tha se ndodhë ndonjëherë të mos japë 100 për qindëshin e tij dhe se e tillë është loja.

“Ju kërkoj falje të gjithëve për humbjen, ky është sporti i boksit. Shpresoj që të rikthehem me fitore…” tha Isufi.

Kujtojmë se pas pak do të fillojë një tjetër meç me protganistin shqiptar Jurgen Uldedaj, i cili pritet të rrahet me Damir Belio nga Bosnja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *