Nottingham Forest dhe Chelsea ndahen barazim.
‘Blutë e Londrës’ u ndalën me barazim 1:1 ndaj Nottingham.
Ndeshja e sotme nuk u konkretizua me raste të mira shënimi nga skuadrat.
Chelsea arritën të shënojnë në minutën e 16’ me Raheem Sterling.
Mason Mount goditi shtyllën, topi më pas iu rikthye anglezit, i cili arriti të realizojë dhe t’i dhurojë epërsinë ‘Bluve’.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të londinezëve.
Vendasit arritën të barazojnë pas një tollovie në zonën e Kepas.
Në minutën e 63’ Aurier realizoi një gol të bukur.
Nottingham më pas kërkonin golin e fitores, por nuk arritën.
Me këtë barazim Chelsea pozicionohen në vendin e tetë me 25 pikë.
Ndërsa, Nottingham Forest në pozitën e 18 me 14 pikë gjithsej.