35 vjeçarja nga Kosova dëbohet prej Zvicrës, kishte blerë 10 mijë franga rroba me paratë e njerëzve ku punonte si pastruese 

Pastruesja nga Kosova përdorte të dhënat e kartelave të kreditit të klientëve të saj për të blerë rroba dhe produkte bukurie, ndërkohë që merrte edhe përfitime të papunësisë. Për këtë arsye Gjykata e Lartë e Cyrihut (Kantonale) ka vendosur ta dëbojë 35 vjeçaren nga Zvicra.

Si pastruese, ajo ka vjedhur të dhënat e kartës së kreditit nga disa klientë të saj, shkruan landbote.ch. Ajo ka bërë këtë veprim për të porositur në internet rroba dhe produkte bukurie, me vlerë prej 10,000 CHF.

Përveç kësaj, gruaja ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme edhe 20 mijë franga pagesë papunësie, shkruan më tutje gazeta.

Për të gjitha këto, sipas vendimit gjyqësor, kosovarja duhet të dëbohet nga vendi. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kështu vendimin e Gjykatës së Qarkut, të Winterthurit, e cila kishte kërkuar vetëm dënim me gjobë, duke e konsideruar çështjen si “rast të vështirë”.

Gjithashtu, gjykata i ka shqiptuar asaj edhe një dënim me burg prej tetë muajsh, përcjell albinfo.ch.

I gjithë procesi ka pasur të bëjë më shumë me vendimin për dëbim sesa me dënimin në fjalë. Gruaja, përmes mbrojtjes së saj ka kërkuar që me çdo kusht të kursehet nga dëbimi, por trupi gjyqësor, duke mbrojtur vendimin për dëbim ka theksuar se interesi publik i Zvicrës me këtë rast üeshon më shumë se interesi personal i gruas së dënuar.

Vendimi ende mund të apelohet në Gjykatën Supreme Federale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *