35-vjeçarit nga Kosova i bëhet atentat në Hannover të Gjermanisë

Një 35-vjeçarit nga Kosova i është bërë atentat në Hannover të Gjermanisë.

Sh.B po udhëtonte me veturën e tij të tipit “GOLF VII”, ngjyrë e bardhë teksa u qëllua me breshëri plumbash nga disa persona.

Ai ka arritur që të zbres nga vetura dhe të ik nga vendi i ngjarjes.

35-vjeçari më pas është gjetur dhe prangos pasi që rezultonte në kërkim për trafikim droge, shkruan gazeta gjermane BILD.
Avokati i kosovarit, refuzoi të komentonte se kush mund të ishte i dyshuari që sulmoi klientin e tij.

“Asnjë koment”, u përgjigj shkurtimisht ai.

As Prokuroria e Hannoverit nuk u prononcua lidhur me rastin.

Zëdhënësja Paula Topp tha se për arsye të hetimeve, nuk e komentojnë.

Sipas gazetës gjermane, Sh.B, 35-vjeçari nga Kosova dyshohet se mund të jetë koka e një bande të drogës.

Muaj më parë forcat speciale kishin bastisur një depo në Wedemark në Hannover.

Policia në kamionin e ngarkuar me perime gjeti gjashtë çantë me 160 kilogramë marihuanë.

Vlera e drogës në tregun e zi sipas policisë kap vlerën e 750 mijë eurove. Kamioni kishte për destinacion Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *