Banorët e Big Brother VIP Kosova, Gresa dhe Andi kanë parë një video të mbushur me momentet e tyre më të lumtura së bashku brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Pas transmetimit të videos, dyshja kanë reaguar për mënyrën se si e shohin njëri-tjetrin.
“Më pëlqen Andi si person. Ama unë si personalitet nuk më pëlqen të ngutem. E njoh veten, dhe e di se kur ngutem më shkojnë sendet keq”, ka thënë Gresa.
Ndërkaq Andi, ka thënë se – “Më pëlqen, jo si macja e vet. Por, pjesa e pëlqimit është se unë kam simpati të madhe. I ka disa virtyte, disa të ngjashme disa jo të ngjashme”.
“Gresa më jep rehati shpirtërore. Është shumë e kojshme, e lezetshme. Vetëm prezenca e saj mjafton me t’i hekë gjërat negative. Problem me u hidhërua me të. Nëse nuk kam gjetur dashuri jashtë, s’do të thotë që nuk do e gjej brenda. Thjesht nuk kam hyrë me këtë synim”, ka shtuar ai.