Dy persona të dyshuar për kryerjen e sulmit masiv afër Moskës janë ndaluar pas një ndjekjeje me vetura, por të tjerët janë ende në arrati, tha të shtunën një deputet rus.
Deputeti Alexander Khinshtein citoi “burime preliminare” se sulmuesit ishin në një veturë të tipit “Renault” që u vërejt nga policia në rajonin Briansk, rreth 340 kilometra në jugperëndim të Moskës të premten në mbrëmje, por nuk e zbatuan udhëzimin për t’u ndalur, raporton agjencia “Reuters”.
“Gjatë ndjekjes, u shkrepën të shtëna dhe vetura u rrokullis. Një terrorist u ndalua në vend, të tjerët ikën në pyll. Si rezultat i kërkimit, një i dyshuar i dytë u gjet dhe u ndalua rreth orës 3 e 50 minuta të mëngjesit. Kërkimi i të tjerëve vazhdon” – tha deputeti rus.
Ai shtoi se një pistoletë, një karikator për armë sulmuese dhe disa pasaporta të Taxhikistanit u gjetën në veturë.
ISIS-i e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që është më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës “Beslan” më 2004./Nacionale