U kap me 20 kg heroinë, ky dyshohet se është kosovari që u arrestua në operacionin e madh

Njësia e Antidrogës ka realizuar një plan taktik të koduar, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie droge, vlera totale e të cilës është rreth 250 mijë euro.

Droga e llojit “Heroinë” është gjetur në një veturë që po drejtohej nga një 65 vjeçar i cili është ndaluar për 48 orë nga Njësia Anti-drogë.

Insajderi merr vesh se personi  i arrestuar është Ll.D. Ai është me prejardhje nga Gjakova, por jeton e punon ne Kroaci. 

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli ka shpalosur detaje nga ky operacion, ku u gjetën 20 paketime të drogës, 2500 euro kesh si dhe një celular.

Siç njofton Murseli, vlera totale e kësaj substance narkotike është 200-250 mijë euro.

“Sot Policia duke filluar nga orët e mëngjesit, gjegjësisht Njësia e Antidrogës, sektori qendror pas trajtimit të disa informatave nga burime të teren, mbështetur nga policia kufitare në Merdare, njësitet K9 dhe njësitet tjera ligjzbatuese që është dogana, kemi zhvilluar një plan taktik të koduar Pika 2 dhe kemi filluar në kontrolle duke selektruar disa automjete për kontrollë. Tek një automjet me targa kroate e llojit reno megana, i drejtuar nga personi i dyshuar A.L. 1959 shtetas kosovar dhe kroat, në dalje te Kosovës, hetuesit kanë arritur që në bagazh të kamufluar në gomën rezervë të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar naroktike të llojit heroinë.

Ndërsa në derën e bagazhit janë gjetur para në vlerë 2500 euro dhe telefon celular. 20 paketime janë në peshë 10.6 kg subtancë e dyshuar e llojit heroinë të cilat janë konfiskuar. Ky operacion është zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar. Pritet ndalimi policor për 48 orë. Vlera e kësaj substance narkotike sillet rreth 20-25 mijë euro për kg në tregun vendor të Kosovës e që do të llogaritej si vlerë rreth 200-250 mijë si vlerë totale. Sipas hetimeve, destinacioni ka qenë për jashtë Kosovës, gjegjësisht vendet e BE-së”, tha ai në konferencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *