Vetëm muajin e fundit, 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga sulmet e sorrave.Burimet e Insajderit kanë mësuar se një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve.Nga fundi i muajit prill deri në mes të qershorit, sorrat janë më agresive kur mbrojnë zogjtë e tyre.