Rashiq: Lista Serbe armikja më e madhe e serbëve të Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e ka cilësuar si të keqen më të madhe për serbët e Kosovës, Listën Serbe.

Ai në “Debat Plus”, tha se Lista Serbe, është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm. Për fuqinë e Listës Serbe, nuk ka faj vetëm Beogradi e Brukseli por edhe Prishtina”, tha ai.

Rashiq tha se serbët lokalë nuk e përkrahin vrasjen e policit Afrim Bunjaku, përkundrazi ndihen keq për atë që ka ndodhur.

“E di që sa i përket shumicën e njerëzve që po flas, po ndihen keq për cka ka ndodh, duke nisur prej policit që e ka humbur jetën, e di që shumica e dënojnë. Po flitet e po manipulohen se po përkrahen veprime të tilla, ju garantoj se shumica dërmuese e dinë saktë që jo vetëm se ka bërë dëm të madh për humbje jetësh, por edhe për imazh për serbët e veriut.

Shumica prej tyre e dënojnë ashpër një veprim të tillë. Shumica prej tyre janë marrë peng, prej të njëjtëve që kemi pas rast të shikojmë. U konfirmua që ka ekzistuar për një kohë të gjatë, sidomos mungesa e respektimit të ligjit në veri, e shohim sa dëm i madh është krijuar në atë pjesë”, ka thënë ai.

Rashiq theksoi se i beson pamjet të publikuara nga ministri Xhelal Sveçla, ku shihet Milan Radojçiq, si pjesë e formacionit terrorist në Bansjkë të Zveçanit.

“Besoj në informacionet e Svecles, ka dëshmuar disa herë, jo vetëm që jemi bashkëpunëtor, e di që informacionet janë 100% të sigurta, nuk kam dyshim për një gjë të tillë, faktet janë konkrete. Aty ka qenë një grup i organizuar, në këto rrethana nuk ka dikush tjetër që do mundte të organizonte diçka të tillë… Ka qenë jo vetëm gabim si ide, por edhe në aspektin ushtarak e strategjik, kjo na sjellë se ka qenë një organ tjetër që ka krijuar shpresë e mbështetje në të ardhmen”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *