Një konflikt fizik dyshohet se ka ndodhur në ambientet e brendshme të Radio Televizionit të Kosovës.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se punëtori i RTK-së, Mirsad Bajraktari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kamarierit të bufesë.
Dyshohet se arsyeja e konfliktit është “vonesa e shërbimit”.
“Qe dy orë ma ke vonu kafen”, dyshohet të jetë arsyeja e konfliktit fizik.