Qytetarja nga Peja gjen kuletën me 480 franga, dhe e dorëzon në polici

Një qytetare nga Peja (K.B), ka gjetur një kulet me të holla dhe dokumente personale.

Policia e Kosovës njofton se ajo e ka gjetur kuletën në parkun Karagaç në Pejë, ndërsa në kuletë kanë qenë 480 franga zvicrane, shkruan Arbresh.info

Tutje policia njofton se të gjitha gjërat i janë kthyer qytetares (viktimës).

Njoftimi i policisë pa ndërhyrje:

Me datën 08.05.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetarja K. B. e cila ka sjellë një Çantë krahu të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç në Pejë. Në Çantë ishte një kulet me të holla dhe dokumente personale:

– Katërqind e tetëdhjetë (480) franga Zvicerane.

– Njëqindë (100) dollar Amerikan.

– Nëntëdhjetë e tri (93) Euro.

– Një (1) zingjir ari dhe

– Dokumente personale.

Të gjitha gjerat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).

Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *